Çfarë do të mësoni

  • Pse i shtyjmë gjërat edhe kur e dimë se janë të rëndësishme.
  • Si të kapërceni zvarritjen dhe të filloni pa pritur momentin ideal.
  • Si të organizoni ditën dhe të krijoni më shumë kohë për veten.
  • Si të dalloni detyrat urgjente nga ato që kanë vërtet rëndësi.
  • Si të ruani fokusin dhe të shmangni shpërqendrimet nga telefoni dhe rrjetet sociale.
  • Si të zhvilloni disiplinën edhe kur ju mungon motivimi.
  • Si të menaxhoni energjinë dhe të shmangni lodhjen e vazhdueshme.
  • Cilat gabime ju bëjnë të humbni kohë pa e kuptuar.

Për kë është ky trajnim?

Ky trajnim është për këdo që dëshiron të menaxhojë më mirë kohën, të kapërcejë zvarritjen dhe të jetë më produktiv në jetën e përditshme.

  • Persona që i shtyjnë vazhdimisht detyrat dhe e kanë të vështirë të fillojnë.
  • Persona që ndihen të mbingarkuar dhe duan të organizojnë më mirë ditën.
  • Persona që shpërqendrohen lehtë dhe kanë vështirësi të ruajnë fokusin.
  • Persona që presin motivimin e duhur për të vepruar dhe duan të zhvillojnë vetëdisiplinën.
  • Persona perfeksionistë që e kanë të vështirë të përfundojnë atë që nisin.
  • Studentë dhe profesionistë që duan të përmirësojnë produktivitetin dhe të arrijnë qëllimet e tyre.
  • Sipërmarrës, menaxherë dhe drejtues që duan të menaxhojnë më mirë kohën, energjinë dhe përgjegjësitë.

Informacion për trajnimin

Kohëzgjatja
2 ditë - 5 orë gjithsej
Orari
19:00-21:30
Formati
Online - Google Meet