Trajnimet

Si të vendosësh kufij pa u ndjerë në faj

Regjistrohu në trajnim (hapet në dritare të re)

Çfarë do të mësoni

  • Çfarë janë kufijtë dhe pse janë të rëndësishëm për marrëdhënie të shëndetshme.
  • Pse e kemi të vështirë të themi “jo”.
  • Si të dalloni kur dikush po i kalon kufijtë tuaj.
  • Si t'i komunikoni kufijtë qartë dhe me respekt.
  • Si të reagoni kur të tjerët nuk i respektojnë kufijtë tuaj.
  • Si të thoni “jo” pa u ndjerë egoistë apo në faj.
  • Si të vendosni kufij në familje, në çift, në punë dhe në miqësi.
  • Gabimet më të zakonshme gjatë vendosjes së kufijve.
  • Si t'i ruani kufijtë edhe përballë presionit emocional.

Për kë është ky trajnim?

Ky trajnim është për këdo që dëshiron të mbrojë nevojat e veta, të shprehë mendimet lirisht dhe të ndërtojë marrëdhënie më të shëndetshme.

  • Persona që e kanë të vështirë të thonë “jo” dhe shpesh vendosin të tjerët para vetes.
  • Persona që ndihen në faj kur refuzojnë kërkesat e të tjerëve.
  • Persona që kanë frikë nga konfliktet dhe shmangin përballjen.
  • Persona që përjetojnë presion emocional dhe duan të mbrojnë veten.
  • Persona që duan marrëdhënie më të shëndetshme në familje, në çift dhe në miqësi.
  • Prindër që duan të vendosin kufij të shëndetshëm me fëmijët dhe familjarët.
  • Partnerë që duan të shprehin nevojat e tyre dhe të vendosin kufij në marrëdhënie.

Informacion për trajnimin

Kohëzgjatja
2 ditë - 5 orë gjithsej
Orari
19:00-21:30
Formati
Online - Google Meet