Trajnimet

Gjuha e trupit: Si të komunikojmë me vetëbesim

Regjistrohu në trajnim (hapet në dritare të re)

Çfarë do të mësoni

  • Si të dukesh më i sigurt pa folur shumë.
  • Gjuha e trupit që bën që të tjerët të mos të marrin seriozisht.
  • Lëvizjet që të bëjnë të dukesh nervoz ose i pasigurt.
  • Si të kuptosh nëse dikush është i interesuar, ndihet në siklet apo nuk pajtohet me ty.
  • Çfarë sinjalesh u dërgon trupi yt të tjerëve pa e kuptuar?
  • Si të krijosh një përshtypje të parë të fortë brenda pak sekondash.
  • Si të hysh në një ambient me vetëbesim dhe prezencë.
  • Si të përdorësh kontaktin me sy, mimikën dhe tonin e zërit në favorin tënd.
  • Gabimet më të zakonshme të gjuhës së trupit që dëmtojnë komunikimin.

Për kë është ky trajnim?

Ky trajnim u drejtohet personave që duan të zhvillojnë vetëbesimin, prezencën dhe komunikimin në jetën profesionale dhe personale.

  • Menaxherë dhe drejtues që duan të përcjellin siguri, autoritet dhe prezencë.
  • Sipërmarrës dhe profesionistë që duan të përfaqësojnë veten dhe biznesin me më shumë siguri.
  • Persona që punojnë me klientë, ekipe ose partnerë dhe duan të përmirësojnë komunikimin joverbal.
  • Persona që duan më shumë vetëbesim dhe të krijojnë përshtypje të mira në situata sociale.
  • Persona të interesuar për dating dhe marrëdhënie sociale që duan të kuptojnë më mirë sinjalet e gjuhës së trupit.

Informacion për trajnimin

Kohëzgjatja
2 ditë - 5 orë gjithsej
Orari
19:00-21:30
Formati
Online - Google Meet