Mentorim për Zhvillim Personal dhe Marrëdhënie Ndërpersonale
Mentorimi është një proces individual që synon të ndihmojë individët të kuptojnë më mirë veten, modelet e tyre të sjelljes dhe mënyrën se si përballen me sfidat e jetës së përditshme.
Ky shërbim u drejtohet individëve që dëshirojnë të zhvillojnë disiplinën personale, vetëkontrollin, organizimin, menaxhimin e kohës dhe aftësinë për të ndërtuar zakone të qëndrueshme. Gjithashtu, ai përqendrohet në zhvillimin e aftësive për vendosjen dhe ruajtjen e kufijve personalë, distancimin nga njerëzit me sjellje problematike, menaxhimin e konflikteve, konfrontimin e shëndetshëm dhe shprehjen e mendimeve dhe nevojave në mënyrë të qartë dhe të sigurt.
Çfarë përfshin një seancë?
- Eksplorimin e vështirësisë ose objektivit që paraqet individi.
- Shqyrtimin e modeleve të përsëritura të sjelljes dhe faktorëve që mund të ndikojnë në to.
- Identifikimin e pengesave personale dhe situatave që vështirësojnë ndryshimin.
- Përcaktimin e objektivave individuale.
- Përzgjedhjen e teknikave dhe strategjive praktike.
- Hartimin e një plani individual për zbatim në jetën e përditshme.
Si zhvillohet mentorimi?
Çdo proces mentorimi përshtatet sipas nevojave dhe objektivave të individit. Gjatë seancës shqyrtohet sfida konkrete, analizohen situatat dhe modelet e sjelljes që lidhen me të dhe përcaktohen hapa praktikë për përmirësim.
Qëllimi nuk është vetëm të kuptohet problemi, por edhe të zhvillohen mënyra konkrete për ta përballuar atë në jetën e përditshme.
Kohëzgjatja
Çdo seancë zgjat 50 minuta dhe zhvillohet individualisht.
Kontaktimi
Na kontaktoni me email ose në WhatsApp.
- [email protected]