Humaria Academy
Humaria Academy është një platformë e edukimit dhe zhvillimit personal e profesional, që ofron trajnime dhe programe praktike për individë dhe organizata, në fushat e psikologjisë, sjelljes njerëzore, komunikimit dhe zhvillimit të aftësive.
Rreth Humaria Academy
Ne besojmë se zhvillimi fillon me njohjen e vetes dhe vazhdon përmes aftësive, zgjedhjeve dhe veprimeve tona.
Humaria Academy synon të krijojë mundësi për të mësuar, për t'u zhvilluar dhe për të ndërtuar aftësi që përdoren në jetën e përditshme, në punë dhe në biznes.
Trajnimet tona
Zhvilloni aftësi praktike në komunikim, inteligjencë emocionale, lidership dhe zhvillim personal.
-
Mos u manipulo: Si të mendosh në mënyrë kritike
Çfarë do të mësoni
- Si të mos biesh pre e manipulimit.
- 7 gabimet e mendjes që të çojnë në vendime të këqija.
- Fakt apo opinion? Si ta dallosh.
Shiko trajnimin: Mos u manipulo: Si të mendosh në mënyrë kritike
-
Gjuha e trupit: Si të komunikojmë me vetëbesim
Çfarë do të mësoni
- Si të dukesh më i sigurt pa folur shumë.
- Lëvizjet që të bëjnë të dukesh nervoz ose i pasigurt.
- Si të kuptosh nëse dikush është i interesuar, ndihet në siklet apo nuk pajtohet me ty.
Shiko trajnimin: Gjuha e trupit: Si të komunikojmë me vetëbesim
-
Inteligjenca Emocionale
Çfarë do të mësoni
- Si të kontrollosh emocionet pa i shtypur ato.
- Si të mos reagosh me zemërim apo impulsivitet në situata të vështira.
- Si të mos e marrësh çdo kritikë apo koment personalisht.
-
Menaxhimi i Kohës dhe Produktiviteti
Çfarë do të mësoni
- Pse i shtyjmë gjërat edhe kur e dimë se janë të rëndësishme.
- Si të kapërceni zvarritjen dhe të filloni pa pritur momentin ideal.
- Si të organizoni ditën dhe të krijoni më shumë kohë për veten.
-
Si të vendosësh kufij pa u ndjerë në faj
Çfarë do të mësoni
- Çfarë janë kufijtë dhe pse janë të rëndësishëm për marrëdhënie të shëndetshme.
- Pse e kemi të vështirë të themi “jo”.
- Si të dalloni kur dikush po i kalon kufijtë tuaj.
-
Arti i Konfrontimit
Çfarë do të mësoni
- Pse kemi frikë nga konfrontimi?
- Si të vendosim kufij pa u ndjerë në faj.
- Si të thuash gjërat e vështira pa prishur marrëdhënien.
-
Kufijtë personalë në takimet romantike
Çfarë do të mësoni
- Kufijtë që duhet t'i vendosësh që në fillim të njohjes.
- Si të dallosh manipulimin dhe shenjat paralajmëruese (red flags).
- Si të dallosh kur dikush nuk është i sigurt për ty.
-
Arti i Bindjes dhe Ndikimit Pozitiv
Çfarë do të mësoni
- Si të bindni pa manipuluar.
- Si të komunikoni që të tjerët t'ju dëgjojnë dhe kuptojnë.
- Si të fitoni besimin dhe respektin e të tjerëve.
Certifikata Pjesëmarrësit marrin certifikatë nga Humaria Academy.
Qasja jonë
Qëllimi ynë është të shkojmë përtej informimit pasiv: pjesëmarrësit mendojnë, pyesin, eksplorojnë, praktikojnë dhe zbatojnë atë që mësojnë.
Metodat që kombinojmë
- Lojëra të të menduarit dhe sfida intelektuale
- Pyetje që nxisin të menduarit
- Ushtrime të të menduarit kritik
- Situata reale dhe studime rastesh
- Diskutime në grup dhe aktivitete ndërvepruese
- Ushtrime praktike dhe reflektim
- Vetëvlerësim dhe zbatim i njohurive
Mentorimi
Mbështetje dhe orientim për zhvillimin tuaj personal dhe profesional.
Na kontaktoni
Për informacione rreth trajnimeve, mentorimit dhe mundësive të bashkëpunimit, na kontaktoni.
- Adresa
- Rr. Zejnel Salihu, nr. 90, Prishtinë, Kosovë
- Telefon
- +383 43 852 869
- [email protected]